
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ndodhet në Uashington ku ka zhvilluar një takim me kongresmenin amerikan Tim Walberg.
Në fokus të bisedës ishte ligji i njohur si “barazia gjinore” dhe pasojat që ai mund të ketë për institucionin e familjes dhe sistemin arsimor në Shqipëri. Balliu theksoi se ky ligj nuk promovon barazi reale mes grave dhe burrave, por përfaqëson një axhendë ideologjike ekstreme, e importuar nga e majta radikale, e cila synon të depërtojë në arsimin parauniversitar dhe të ndikojë në formimin e fëmijëve shqiptarë.
Kongresmeni Tim Walberg u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbështesin një filozofi të tillë ideologjike dhe garantoi angazhimin e tij personal për ta kundërshtuar këtë axhendë kudo që ajo përpiqet të imponohet.