Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të fusnin naftë kontrabandë nga Kosova, procedohen penalisht 2 të rinj


Policia Kufitare në Qafë Morinë ka nisur hetimet për një 25 vjeçar banues në Tropojë  dhe një 30 vjeçar banues në Pukë, të cilët tentuan të fusnin naftë kontrabandë nga Kosova.

Policia sekuestroi  në cilësinë e provës materiale sasinë e  naftës e cila nuk u deklarua tek autoritet doganore.

Njoftimi i policisë

DVKM Kukës

Qafë Morinë/Policia Kufitare godet 2 raste të tentativës për të kontrabanduar naftë nga Kosova.

Procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë”, për shtetasit:

-A. D., 25 vjeç, banues në Tropojë dhe I. P., 30 vjeç, banues në Pukë.

Në SPK Qafë Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte 30-vjeçari dhe në automjetin që drejtonte 25-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan sasi nafte të padeklaruara në autoritetet doganore. 

Sasia e naftës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.