Vendosni fjalën kyçe....

Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet prefekt i Tiranës


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm.

Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant, ndërkohë që pas aplikimit të Sulës, ai pas konkurrimit, ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë.

Emri i Sulës në këtë pozicion ishte përfolur më herët, ndërkohë që pas konkursit, ish-deputeti demokrat ka dalë i pari në renditje.

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend, ndërkohë më herët në detyrën e Kryeinspektorit ishte Shkëlqim Hajdarin.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe Sula zëvendëson në këtë detyrë ish-prokurorin Shkëlqim Hajdari.

Prej viti 2016 Hajdari mbante postin e kryeinspektorit të përgjithshëm derisa dha dorëheqjen më datë 15 janar.

Burimet mediatike thonë se Hajdari është emëruar Prefekt i Tiranës dhe zëvendëson në këtë detyrë Afrim Qendron.

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka një eksperiencë të gjatë prej më shumë se 20 vitesh në sistemin e drejtësisë. Ai dha dorëheqjen si Prokuror i Shkodrës ne vitin 2016.