Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shoqata e gjyqtarëve po sillet si arbitër që mban bilbilin dhe topin për vete


Kryeministri Edi Rama ka kundërshtuar iniciativën e Shoqatës së Gjyqtarëve për të rritur vetë pagat, duke e cilësuar atë si një përpjekje të pajustifikueshme dhe të papranueshme.

Rama u shpreh se reagimi i shoqatës është i papërshtatshëm dhe se ajo po sillet si një subjekt politik, duke dalë nga roli i saj kushtetues.

“Është hera e dytë që ndodh që ka një habi shoqëruar me një përpjekje për të më mbyllur gojën, kur në fakt unë flas në emër të çka përfaqësoj me votën e shqiptarëve në mbrojtje të interesit me të cilin jemi në gjyq, pra jemi palë.

Befas shoqata e gjyqtarëve shfaqet si parti politike me një gjuhë të papranueshme për ata që përfaqësojnë pushtetin gjyqësor, pra përfaqësojnë një pushtet, i cili arbitron dhe jo një arbitër i cili thotë bilbili është i imi, topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të rrijë pa portier”, tha Rama.