
Kreu i PD-së Berisha paralajmëroi kryeministrin Rama se bashkë me zv.kryeministren Balluku do përgjigjen para drejtësisë.
Në foltoren e përjavshme para kryeministrisë, kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht në protestën e 10 shkurtit.
“Ti që fshihesh pas Lubisë je i pashpresë. Edhe ti edhe lubia do shkoni atje ku e keni vendin. Sovrani për zverku do ju kapi. Kombi sot ka nevojë për më shumë se kurrë, për të rinjtë dhe të rejat. Të gjitha kohërat, momentet më kritike kanë qenë të rinjtë dhe të rejat shpëtimtarët e tij. Kjo është arsyeja për sot drita e fitores pritet nga ju. Të bashkohemi më 10 shkurt për t’i dhënë mësimin e merituar narko-kracisë së Tiranës. Një thirrje kam për forcat e rendit, brenda gjirit tuaj ka njerëz të shkëlqyer, por brenda jush ka kriminelë trafikantë që nxijnë…Ju bëj thirrje për zbatoni urdhrat e tyre. Shmangni çdo përplasje me qytetarët që mbrojnë interesat e tua. Nuk mbrohet Rama, nuk mbrohet Balluku, nuk mbrohet organizata kriminale”, tha Berisha.
Berisha shtoi se demokratët nuk do ndalen deri në rrëzimin e qeverisë.
“Ju përfaqësoni guximin, kurajën, vendosmërinë. I përshëndes të gjithë ata shqiptarë që lebetitën një regjim antishqiptar, një regjim armik të kombit. Me protestën e tyre dërguan në të katër anët e botës, mesazhin e qytetarëve shqiptarë që nuk pajtohen kurrë me një regjim që i plaçkit çdo ditë. Nuk pajtohen me regjimin që e ka shndërruar Shqipërinë në portën kryesore të helmeve të drogës. Kjo betejë është për dinjitetin tonë, dinjitetin kombëtar. Nuk e kemi të lehtë, por jemi të vendosur. Ne do luftojmë këtu, do bëjmë gjithçka të përmbysim këtë të keqe dhe për t’i kthyer ëndrrën shqiptarëve.” – shtoi kreu i PD-së.