
Bëlind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për presion dhe kërcënime ndaj prokurorëve të SPAK.
Sipas Këlliçit, vendimi për shtimin e masave të sigurisë për prokurorët vjen pas sulmeve publike që Rama ka bërë ndaj tyre dhe përbën, sipas tij, një veprim me metoda mafioze.
Ai deklaron se problemet nisën kur SPAK filloi hetimet për korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin, duke përmendur si çështje konkrete hetimet që përfshijnë Belinda Ballukun dhe kryeministrin Rama.
Reagimi i plotë:
Nga kërcënimet publike ndaj SPAK, Rama tani ka kaluar në akte mafioze! Vendimi për shtimin e masave të sigurisë për prokurorët e SPAK pas një fushate sulmesh që ka ndërmarrë Edi Rama ndaj tyre, tregon edhe një herë se organizata më e madhe kriminale në vend, ajo e rilindjes, po vepron tashmë me metodat e saj mafioze.
Sa kohë që këta prokurorë hetuan dhe ndoqën penalisht (madje politikisht) drejtuesit e opozitës në vend, nuk patën asnjë shqetësim me sigurinë e tyre.
Problemet nisën kur u morën me korrupsionin galopant dhe lidhjet e qeverisë me krimin. Kërcënimet nisën me Veliajn dhe po kulmojnë sot që është shpallur e pandehur Belinda Balluku dhe hetimet tanimë përfshijnë dhe Edi Ramën.
Kryeministri po bën gjithçka për të penguar drejtësinë dhe po mbron aferat e tij, duke refuzuar kërkesat e SPAK. Por nga ana tjetër, siç konfirmohet sot me vendimin që ka marrë KLP, ai ka shkuar dhe në kanosje mafioze.
Shtimi i masave të sigurisë për prokurorët, e në veçanti për Prokurorin Dritan Prençi që ka dosjen Balluku, është një kambanë alarmi për situatën e rëndë ku ndodhet vendi.
Çdo shqiptar e di sot se prokurorët e SPAK dhe ata të Ballukut, të aferave të tunelit, e të tenderave qindra mlionë euroshe, janë të kërcënuar nga Edi Rama.
Eshtë një moment vendimtar për Shqipërinë. Ky bandit duhet ndalur. Dhe vetëm qytetarët e kanë në dorë zgjidhjen.
Me 10 shkurt është dita për ta treguar këtë. Bashkimi ynë në shesh, qendresa jonë, është fundi i tij.