Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: SPAK refuzon “inspektimin” e deputetëve, asnjë intimidim nuk i shpëton Ramën dhe Ballukun


Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas refuzimit që SPAK i bëri kërkesës së disa deputetëve për të “inspektuar” institucionin, duke theksuar se asnjë formë intimidimi nuk mund t’i shpëtojë Edi Ramës, Belindës dhe “Linda-t” të tij të korruptuara përgjegjësisë para ligjit.

Bardhi vuri në dukje se pas pezullimit të Belinda Ballukut dhe zvarritjes prej gjashtë javësh të kërkesës për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, qeveria ka tentuar të përdorë “inspektimet e deputetëve” si një mjet për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK, megjithatë, i konsideroi këto vizita monitoruese të deputetëve në kundërshtim me ligjin dhe si shkelje të pavarësisë kushtetuese të institucionit, duke dhënë një refuzim të prerë ndaj përpjekjeve të qeverisë.

Bardhi theksoi: “E ka të kotë! Asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëton dot nga përgjegjësia Edi Ramën, Belindën dhe Linda-t e tij të korruptuara.”

 

Postimi:

Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e shndërruar qeverinë në zyrë avokatie të të pandehurës Balluku, si dhe pasi prej 6 javësh zvarrit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e të njëjtës së pandehur, ky është sulmi i rradhës i Edi Ramës në luftën që tashmë i ka hapur publikisht sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Por, përpjekja e Edi Ramës për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet “inspektimeve të deputetëve”, ka marrë refuzimin e prerë nga SPAK, e cila të ashtuquajturat “vizita monitoruese” i konsideron në kundërshtim me ligjin dhe në cënim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.

E ka të kotë! Asnjë intimidim ndaj SPAK nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësia përpara ligjit Edi Ramën, Belindën dhe Linda-t e tij të korruptuara.