
Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj theksoi mbrëmjen e sotme se nuk mjafton bashkimi i opozitës për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Rama.
Ai theksoi se opozita duhet të rikthejë besimin te qytetarët dhe t’i bindë se është ndryshe nga shumica socialiste, në të kundërt nuk do ia arrijë qëllimit.
“Partitë tradicionale kanë humbur shumë vota ndërsa partitë e reja kanë marrë mbi 150 mijë vota. Shqiptarët janë lidhur me partitë tradicionale, me gënjeshtrat e tyre. Rama nuk ikën thjesht sepse opozita bashkohet, duhet të rikthejmë besimin te shqiptarët. Është e vetmja rrugë. Po nuk na besuan që jemi ndryshe nga Edi Rama, njerëzit nuk do na mbështesin.” – tha Shehaj në “Opinion”.