
16 familje në Durrës, banesat e të cilave do prishen nga IKMT-ja, kanë mbetur të pastreha.
Ata protestuan para bashkisë megjithatë nuk gjetën asnjë zgjidhje. Banorët ishin lajmëruar për aksionin disa ditë më parë për shkak të zgjerimit të kanalit kullues por atyre nuk u është dhënë as afati ligjor pej dhjetë ditësh për të gjetur një tjetër strehë.
Fmailjet që jetojnë në zonë prej 20 vitesh kërkojnë strehim dhe bonus qiraje, shkruan BW.
Sipas kryebashkiakes Sako, prishja do vijojë pasi bëhet fjalë për pastrimin dhe zgjerimin e kanaleve kulluese në zonë.