
Një kamion është përmbysur në autostradën Durrës–Tiranë, pranë fshatit Marikaj, në territorin e Vorës.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit.
Rrethanat e përmbysjes së mjetit mbeten ende të paqarta. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.
Mësohet se si pasojë e aksidentit qarkullimi në njërën prej korsive është bllokuar.
Priten të tjera detaje nga autoritetet.