
Prindërit e një 23-vjeçari i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, kanë akuzuar mjekët e Spitalit të Traumës se janë përgjegjës. Ata i kanë kallëzuar në prokurori mjekët duke i akuzuar për pakujdesi.
Babi i 23 vjeçarit Albert Togu tha se trupi i të birit u transportua në Morg por ende nuk i ëshë bërë autopsia.
Ai tha për News24 se Mjekësia Ligjore nuk mund të kryejë autopsinë pa kartelën e të ndjerit, e cila nuk është lëshuar ende nga Spitali i Traumës.
I riu u aksidentua një javë më parë në Gjorm të Kurbinit teksa ishte duke udhëtuar në automjet me 2 persona të tjerë.