Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi shfuqizimin e ‘arrestit me burg’, Kushtetuesja kalon në seancë çështjen e Veliajt


Pas kërkesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’, Gjykata Kushtetuese vendosi që të kalojë për shqyrtim çështjen.

Sipas raportimeve në media, mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e kësaj çështjeje në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

Veliaj ndodhet që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar në burg, ndërkohë që ishte Kushtetuesja që e riktheu atë në detyrë.