
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Jeruzalem, Izrael, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.
Gjatë qëndrimit të tij në Izrael, kryeministri Rama është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku është diskutuar për çështje me interes të ndërsjellë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Po ashtu, këtë të hënë, Rama ka vizituar edhe “Murin e Lotëve” në Jeruzalem, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Vizita e kryeministrit Rama në Izrael zhvillohet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë për promovimin e dialogut, tolerancës dhe luftës kundër antisemitizmit.