Vendosni fjalën kyçe....

Si e realizoi skulptori portretin e Skënderbeut në 750 metra katrorë tokë (VIDEO)


Skulptori Llesh Biba në Orosh të Mirditës ka realizuar portretin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, me duhan të egër në një sipërfaqe prej 750 metrash katrorë. Një portret shumë interesant dhe i kuruar deri në detaj.

Vetë  skulptori shprehet se këtë e bëri për të kujtuar figurën tonë kombëtare.

“Për 60 ditë kam arritur që me bar dhe me lulet më të bukura që arrijnë deri në një metër e gjysmë, që populli i thotë duani i egër ose lëpusha të bëjmë portretin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo e gjitha në shenjë kujtimi për 555 vjetorin e vdekjes së tij.

Unë mendova sikur po i pastroj varrin dhe mbi varr vizatova këtë portret të Skënderbeut. Është 550 metra katrorë dhe me gjithë flamujt shkon në 750 metra katrorë.”, shprehet Llesh Biba.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *