Vendosni fjalën kyçe....

Plasaritje në muret e Tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit (Video)


Pamje të pazakonta janë vërejtur në brendësi të Tunelit të Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit. Siç duket në video, muret anësore të tunelit kanë plasaritje të dukshme.

Prej disa ditësh ka nisur rehabilitimi i Bypassit të Murrizit ndërsa nuk dihet nëse punimet aty kanë lidhje me Tunelin e Murrizit.

Pavarësisht përurimit më këngë e valle të njërit prej projekteve më të kushtueshme infrastrukturore në vend, tuneli i emergjencës nuk është përuruar ende ndërsa vetë ndërtimit i Rrugës së Arbrit u shpqërua me shtyrje të vazhdueshme e fonde shtesë për punimet.

Tuneli i Murrizit përbëhet nga tuneli kryesor me gjatësi 3,789 metra dhe tuneli i emergjencës me gjatësi 3,781 metra. Punimet për Rrugën e Arbrit janë kryer nga kompania Gjoka shpk.

Në një video të para disa javëve, brenda Tunelit të Llogarasë, u shfaqën plasaritje prej nga rridhte ujë. Po kështu tuneli i rrugës Qukës-Qafë Plloçë është bllokuar dy herë brenda pak javësh, njëherë nga rrëshqitja e një masivio shkëmbor dhe njëherë nga rrëshqitjet e dheut.

*Video Credit: Deputeja e PD-së Denisa Vata