Vendosni fjalën kyçe....

Juventusi kalon me sukses Napolin, Mançesteri “shtang” Arsenalin në Londër


Juventusi ka marrë një fitore tejet të rëndësishme ndaj Napolit 3-0 duke ngushtuar disi hendekun nga kreu i renditjes.

Torinezët nuk e vunë për asnjë çast në dyshim fitoren dhe tashmë e shohin veten ngjitur me zonën e Ligës së Kampionëve që është edhe objektivi sezonal.

Napoli nga ana tjetër ka një pikë më shumë dhe me humbjen ndaj Juventusit humbi një rast të mirë për të ngushtuar hapësirën nga kreu.

Në Angli. Mançester Junajtid mundi Arsenalin në Londër duke marrë një rezultat të papritur.

Miqtë arritën të përfitojnë ndoshta nga lodhja e “topçinjve” në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e mesjavës dhe tani e shohin veten në vendin e katërt, që është edhe synimi madhor për ta.