Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në rrugën “Egnatia”, tre persona të plagosur, jashtë rrezikut për jetën



Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 13:00 të ditës së sotme në rrugën “Egnatia”, ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. S. është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin I. N. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si edhe një pasagjer që udhëtonte në njërin prej mjeteve.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas burimeve shëndetësore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen e mjeteve.