
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot në lidhje me protestën e opozitës që mbahet para Kryeministrisë, duke iu bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi këtë ditë si “ditën e guximit qytetar”.
“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit, kryeministrit të lidhur me banditë, trafikantë dhe vrasës. Është dita e ngadhënjimit mbi të keqen që ka mbërthyer Shqipërinë”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.