Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Rama po bllokon drejtësinë, kushdo që kërkon zgjidhje e ka vendin sot në shesh


Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen sot në orën 17:00 përballë Kryeministrisë, në protestën kombëtare të organizuar nga opozita.

Ai akuzon qeverinë për lidhje me krimin, bllokim të drejtësisë dhe fton qytetarët të marrin pjesë për t’i dhënë fund sundimit të padrejtë.

Postimi i plotë:

 

Edi Rama i quan normale aferat, lidhjet e tij me krimin dhe thotë se NUK mund të hetohet.

Edi Rama është krenar që pi verë 33 mijë euro shishja, por nuk rrit pensionet e ndihmën ekonomike.

Edi Rama po bllokon drejtësinë, dhe thotë se ai është mbi ligjin. A do ta lejojmë këtë padrejtësi, apo do e ndalim?

Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit e shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh.

Bashkohemi në një protestë historike në oren 17:00, para Kryeministrisë.