Vendosni fjalën kyçe....

Goditet në hyrje të Komisariatit oficerja e Policisë, arrestohen 2 vajza në Tiranë


Një 38-vjeçare dhe një 29-vjeçare kanë rënë në pranga, pasi dyshohet se kanë goditur një oficere të Policisë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi në hyrje të amienteve të Komisariatit të Tiranës.

Po ashtu Policia bën të ditur se goditja e oficeres së Policisë është bërë për shkak të detyrës.

Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetormore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetaset: -M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie;”, thuhet në njoftimin e Policisë.