Vendosni fjalën kyçe....

Drejtori i Hetimit Tatimor mohon përfshirjen në rastin e hakerimit të SPAK: Nuk kam asnjë dijeni për këtë fakt


Në lidhje me lajmin e publikuar në një media online mbi rastin e hakerimit të sistemit elektronik të SPAK, ku flitet për një rrjet të strukturuar dhe ku mes emrave të dyshuar për shpërndarje materialesh të rrjedhura në media, është përmendur edhe emri i drejtorit të Hetimit Tatimor, Anton Martini, i cili ka reaguar për këto pretendime sipas tij të pavërteta dhe dashakeqe.

“Në lidhje me përmendjen dashakeqe të emrit tim në disa shkrime të publikuara sot, që më lidhin me çështjen e daljes së disa akteve nga email-i i Prokurorisë së Posacme, sqaroj se nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë dijeni për këtë fakt, në asnjë rrethanë.
Për këtë arsye, kam kontaktuar edhe prokurorin e çështjes, të cilit i shpreha shqetësimin tim lidhur me këto shpifje të pabazuara.
Gjithashtu, si ish-koleg i tyre, shpreh mbështetjen time të plotë për punën dhe integritetin e Prokurorisë së Posacme”, sqaron në reagmin e tij drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini.