
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Kuvend lidhur me mungesën e tij në Davos, duke deklaruar se ka bërë një zgjedhje personale për të qëndruar në Shqipëri.
Rama u shpreh se ishte përballë dy ftesave, asaj të “Donald Trump” dhe mikpritjes së vajzës në Shqipëri, duke theksuar se zgjodhi vajzën, me mirëkuptimin e palës tjetër.
Duke iu drejtuar Fatmir Mediut, Rama tha se Mediu është “ura që lidh Amerikën me rrugën e shpresës” dhe se priste prej tij që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Shteteve të Bashkuara.
“Duhet të bëja një zgjedhje ti përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjodha vajzën
Dhe natyrisht, që vajzën e zgjidha me lejen e babait.
E dyta, duke qenë se Mediu është ura që lidh Amerikën me rrugën e shpresës prisja nga Mediu që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës por ska problem se nuk shohim ne asnjë arsye për të parë divergjenca të tilla, kështu që Mediu rrini i qetë, analizat i kanë bërë ata që na kanë ftuar dhe ne s’na ka ardhur koha të analizojmë ata që na ftojnë”, tha Rama.