Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria i përcjell KLGJ-së njoftimin për gjykatësen Irena Gjoka


Ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor, njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka. Kjo e fundit rezulton e dënuar në Greqi. Pas shqyrtimit të njoftimit nga Prokurorir e Përgjithshme, çështja do i kalojë mbledhjes së KLGJ-së.

Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi ditën e djeshme se vendimi i Gjykatës së Janinës për të dënuar gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka, për falsifikim vize, i marrë në korrik 2005, është i vërtetë dhe autentik.

Pas një verifikimi dyvjeçar, rasti i gjyqtares iu dërgua Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili do të vendosë për fatin e saj.

PD-ja iu drejtua dje me një shkresë KLGJ-së dhe ILD-së duke i kërkuar të përjashtojë Gjokën.