Vendosni fjalën kyçe....

“Nga 67 miliardë euro buxhete, Rama ka shpërdoruar 90%. Ta përmbysim narkodiktaturën” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha mbrëmjen e sotme se kryeministri Rama po e mbron me të gjitha mjetet zv.kryeministren Balluku pasi të dy së bashku e kanë grabitur vendin si askus më parë.

Në takimin me demokratët e Njësisë 4 në Tiranë, ai theksoi se nga 67 miliardë euro që ka administruar qeveria Rama, 90% e tyre janë shpërdoruar.

“Ka dy muaj që prokuroria ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, Lubi Ballukut, dhe asgjë nuk ndodh. E mbron Edi Rama me të gjithë forcën e tij, pavarësisht se ajo në historinë e këtij vendi nuk gjendet një e dytë, përveç Edi Ramës, që të ketë vjedhur këtë shqiptarë, popullin e vet sa ç’ka vjedhur ajo. Ka ndodhur, aq sa mund t’ju them, që nga 67 miliardë euro që ka administruar kjo qeveri hajdute, në mënyrë absolute 90% minimumi, 90% i kanë vjedhur, shpërdoruar. I kanë vjedhur, shpërdoruar.” – tha Berisha.

Ai shtoi më tej se inceneratori I Tiranës, për të cilin janë paguar 130 milionë euro nuk ekziston fare ndërkohë me tenderat e AKSHI-t është bërë batërdi.

“Mos harroni, për ndonjërin që i duket tepër kjo, e pyes ku është djegësi i Tiranës? 130 milionë. Merreni pak, tenderat e fituar nga baxhanaku i Ramës me emër tjetër. Mirlinda e AKSHI-t. 60 milionë, pa asnjë blerje, pa asnjë shitje, pa asnjë shpenzim, vetëm rrogat e ndërmarrjes, 98% fitimi. 98% vjedhje. Merreni në çdo qelizë, në çdo aspekt. Prandaj dhe Rama nuk e lëshon Belindën. E dëgjuat vetë. Se Mirlinda, që është në fakt, në fakt shumë shpesh prestonome e Lindës së Surrelit, që del dhe i bën avokatinë tani dhe për studio, bashkëshortit hajdut në vend se t’i thotë mos vidh, qytetarët del bën avokatinë e saj në studio të ndryshme. Pra, Mirlinda për të cilën thotë unë kam respektin maksimal. Dy pengmarrje, o miq. Dy pengmarrje. Dy biznesmenë, dy prokuratorë biznesmenë janë marrë peng se guxonin të paraqisnin oferta të cilat, tendra të cilat duhet t’i fitonte me çdo kusht baxhanaku dhe askush tjetër.” – shtoi ai.

Në fund Berisha tha se detyra e PD-së është përmbysja e narkodiktaturës së Edi Ramës, ndërsa paralajmëroi se misioni do jetë i vështirë.

“Nuk ka pse të ndalem gjatë sepse ju vetë jeni të vetëdijshëm në zinxhirin e pafund të krimeve që këta kanë kryer. Por tani ne jemi në një moment kritik. Në një moment kritik të ekzistencës sonë. Të përmbushjes së misionit tonë. Asgjë s’do përcaktojë më shumë fatin e Partisë Demokratike, fatin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar sesa përmbushja e misionit tonë. Përmbysja e këtij regjimi. Diktaturat nuk janë të lehta për t’u përmbysur. Janë shumë të vështira. Por diktaturat autoritare, edhe totalitaret, përmbysen vetëm në një rrugë: me revoltë popullore. Ata të cilët besojnë se mund ta përmbysin diktaturën me votë, mashtrojnë veten e tyre. Më thjesht, të harrojmë çdo gjë. Gjithçka. Por të vijmë me datën, po marr zgjedhjet e fundit, të vijmë me datën 8 Maj të 2025-ës.” – tha Berisha.