
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë të rëndësishme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku në fokus të bisedës ka qenë Groenlanda.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump bëri të ditur se palët kanë rënë dakord për zhvillimin e një takimi shumëpalësh në Davos të Zvicrës.
“Pata një telefonatë të rëndësishme me Mark Rutte-n, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, lidhur me Groenlandën. Kam rënë dakord për një takim shumëpalësh në Davos të Zvicrës”, raportoi ai në Truth.
Ai theksoi se Groenlanda mbetet një çështje kyçe për sigurinë kombëtare dhe globale të SHBA-së dhe aleatëve të saj.
“Siç ua kam bërë të qartë të gjithëve, Groenlanda është e domosdoshme për sigurinë kombëtare dhe globale. Nuk ka kthim prapa. Të gjithë janë dakord për këtë!” shtoi ai.