Vendosni fjalën kyçe....

Pesë oficerë policie dhe një efektiv i RENEA-s nën hetim për baste sportive të paligjshme



Pesë oficerë policie dhe një efektiv i RENEA-s dyshohen për përfshirje në veprimtari të basteve sportive të paligjshme. Lajmi bëhet i ditur nga BW, e cila raporton se ndaj tyre janë vendosur masa sigurie.

Sipas burimeve, tre prej oficerëve janë lënë në masën “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerë është caktuar masa “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Hetimet për këtë çështje janë në vijim, ndërkohë që autoritetet pritet të japin detaje të tjera, përfshirë edhe identitetin e personave të përfshirë.