
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar situatën mes kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e krahasuar atë me ngjarje nga vepra “Makbethi”.
Në një prononcim për mediat jashtë godinës së SPAK, Berisha deklaroi se, sipas tij, kryeministri Rama ndodhet “pranë rrokullimës së madhe” dhe se do ta kishte “lëshuar” Ballukun, nëse në dosjet hetimore nuk do të përmendej edhe emri i tij.
Sipas Berishës, Rama po qëndron pas Ballukut për shkak se, siç u shpreh ai, në rast të zhvillimeve të mëtejshme hetimore, radha mund t’i vijë edhe vetë kryeministrit.
Duke përdorur analogjinë me “Makbethin”, Berisha tha se, në rrethana të tjera, Rama do ta kishte sakrifikuar Ballukun, por prania e emrit të tij në dosje, sipas tij, e ka detyruar të mbajë një qëndrim tjetër.