
Kryeministri Rama ka publikuar në Facebook ftesën për të qenë pjesë e bordit të paqes për Gazën e pasluftës. Ai shkruan se do bëjë gjithçka për ta lartësuar emrin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve.
“MIRËMËNGJES
dhe me nderin e kënaqësinë e ndarjes me ju të letrës që mora dje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, duke ju falenderuar për privilegjin e besimit që më keni dhënë, si edhe duke ju siguruar se do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë e dinjitetin e shqiptarëve, ju uroj të diel të qetë.” – shkruan Rama.
Bordi drejtues për Gazën përfshin një rreth mjaft të ngushtë personash dhe në të bëjnë pjesë Sekretari amerikan i Shtetit Marko Rubio, i Dërguari Spacial i Trump Steve Witkoff, dhëndri i Trump, Jared Kushner dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair ndërsa vetë Trump është kreu i bordit.
Përveç bordit drejtues, është edhe një nënbord i emërtuar Bordi Ekzekutiv i Gazës ku bëjnë pjesë 11 anëtarë, ndër të cilët ministri i Jashtëm turk Fidan, Koordinatori i OKB-së për Lindjen e Mesme Sigrid Kaag, ministri i Emirateve Arabe Reem al-Hashimy dhe miliardeir izraelito-qipriot Yakir Gabay.
Të ftuar janë gjithashtu dhjetëra vende mes të cilave shtete evropiane e të Lindjes së Mesme.