
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se hakoi sistemin kibernetik dhe kompjuterët e SPAK-ut për të vjedhur materialet dhe dosjet e prokurorëve, me qëllim që të shikonte se çfarë hetohej për të.
“Kryeministër që u hakeron kompjuterat prokurorëve, për të parë nëse janë të shkruajtura aty krimet e tij. Nuk presim ne t’i zgjidhin as prokurori, as gjykatësi dhe as nga jashtë, do i zgjidhim vetë, do përballemi në rrugë me regjimin deri në fitoren e PD-së”, tha Berisha mes të tjerash para mbështetësve të tij.