
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Durrës një takim me kryetarët e bashkive të vendit, ku u diskutuan sfidat kryesore me të cilat do të përballen bashkitë gjatë vitit, përgatitjet për sezonin turistik dhe nevoja për një betejë të përbashkët politike e shoqërore kundër mbetjeve plastike.
Krahas takimit, Rama inspektoi punimet në kantierin e shëtitores “Taulantia” në Durrës me kryebashkiaken Emiriana Sako.
Ai u shpreh se paralelisht duhet punuar dhe në kanalet ku pati mbetje plastike gjatë reshjeve dhe se ky investim do të krijojë një bulevard të ri dhe shumë cilësor.
“Vijnë shumë prurje të plastikës nga ujërat e fryra dhe ato krijojnë një situatë si ajo atje, që është e pamundur të përballohet nga asnjë lloj kanali.
Kështu që duhet bërë paralelisht.
Kur e ka afatin për t’u mbyllur, para sezonit?
Kryevepër. Kjo deri në maj mbyllet. Kjo është super se krijon një bulevard të ri dhe shumë cilësor”, tha Rama teksa inspektoi punimet.