Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem, do të miradministrojnë territorin pas përmbytjeve



Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot, më 17 janar, një mbledhje me kryetarët e bashkive në Golem.

Burime bëjnë me dije se takimi vjen vetëm pak ditë pas situatës së përmbytjeve që prekën disa zona të vendit, ndërsa në fokus të diskutimeve do të jetë miradministrimi i territorit dhe menaxhimi i problematikave lokale.

Mbledhja pritet të zhvillohet në një nga komplekset e njohura të Golemit dhe do të përfshijë të gjithë kryebashkiakët, në kuadër të analizës së situatës në terren dhe koordinimit të mëtejshëm me pushtetin vendor.