
Ish-deputeti i opozitës Dash Shehi tha mbrëmjen e sotme se Sali Berisha i ka shërbyer Ramës me marrëveshjen parazgjedhore.
Ai “mbrojti” ish-deputetin e PD-së Salianji, për të cilin tha se po bën punën e vet.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, kreu i LZHK-së shtoi se i gjithë vendi e ka paguar çmimin e marrëveshjes Rama-Berisha.
“Salianji po bën punën e vet, atë që mendon e thotë dhe ai nuk po i bën dëm të madh demokracisë së brendshme, por Ramës i ka shërbyer Berisha sepse bëri një marrëveshje para zgjedhjeve për të eleminuar të gjithë opozitarët e tjerë dhe vetë mbeti me 53 deputetë dhe Rama me 83. Nuk është Salianji fenomeni i parë. Në PD kanë dalë nja 30 Salianjë përfshi dhe mua, ditën që s’je me Berishën ai thotë je me Ramën. Salianji po bën punën e vet, atë që mendon e thotë dhe ai nuk po i bën dëm të madh demokracisë së brendshme, por Ramës i ka shërbyer Berisha sepse bëri një marrëveshje para zgjedhjeve për të eleminuar të gjithë opozitarët e tjerë dhe vetë mbeti me 53 deputetë dhe Rama me 83. Të gjithë kanë paguar çmimin e marrëveshjes Rama-Berisha.” – tha Shehi.