Vendosni fjalën kyçe....

“Rama nuk po mbron Ballukun po veten e tij, do të fitojë kohë” – Bardhi


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi tha se kryeministri Rama nuk po mbron Belinda Ballukun por veten e tij në përpjekjet për të zvarritur kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e saj.

Ai tha se vendi i Ballukut do përfundojë në burg sepse i janë faktuar qindra milionë euro abuzime me tenderat.

“Edi Rama nuk po mbron Ballukun, po mbron veten e vet. Ai po përpiqet të fitojë kohë për të parë se deri ku del i përfshirë në dosjet që po heton SPAK-un. Ne do bëjmë çmos që të largojmë narkoqeverinë e Edi Ramës. Belibnda Balluku do shkojë në burg. Sot është në shtëpi dhe po përpiqet të prishë provat por vendin e ka në burg. SPAK ia ka provuar Ballukut abuzimin mbi 1 miliard euro me tendera. Është dosja që ka ardhur në Kuvend dhe po zvarritet heqja e imunitetit dhe burgosja e saj. Edi Rama po pengon drejtësinë.” – tha Bardhi.