Vendosni fjalën kyçe....

Basha për të larguarit nga PD: Janë kthyer kundër sepse humbën karrigen


Kreu i PD-së Lulzim Basha në një lidhje telefonike për emisionin Të Pa ekspozuarit ka shigjetuar të larguarit nga PD-ja të cilët janë kthyer kundër partisë vetëm për shkak se humbën karrigen sipas tij.

Sipas Bashës partia që hyri në zgjedhje është opozitë fasadë.

“Askush nuk është vrarë, por shumë prej tyre kanë marrë kontributin që dhanë në parti por janë kthyer kundër PD pasi kanë humbur karrigen. PD është bindje, ideal, është vlerë.  Konkluzionet i nxirrni vetë. Kjo parti, e cila është krijuar për pjesëmarrje në zgjedhje me opozitë fasadë dhe zgjedhje fasadë.  Padyshim që vendi ka nevojë për një reformë të thellë”- tha Kreu i PD-së.