Vendosni fjalën kyçe....

Kabina elektrike përfshihet nga flakët në Lezhë, dyshohet defekt teknik



Një kabinë elektrike në një pallat në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët, dyshohet si pasojë e një defekti teknik.

Nga zjarri raportohet se janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka të dhëna për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse për neutralizimin e flakëve dhe sigurimin e zonës. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.