
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidhet me Bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë mjete të tjera, duke shkaktuar një aksident zinxhir.
Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.