Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet drejtuesi i mjetit pas aksidentit me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari në Fier



Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë të ditur se ka arrestuar autorin e aksidentit rrugor të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku humbi jetën shtetasi E. P., 60 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Fier kanë vënë në pranga drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, bashkia Lushnjë.

Arrestimi i 34-vjeçarit është kryer në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.