
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi pas sulmit të fundit të Rusisë mbi rajonin e Lvivit në Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë.
Spiropali bëri thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës.
Postimi i Spiropalit:
Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë.
Një sulm kaq pranë kufijve të BE-së dhe NATO-s përbën një përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj.
Bëjmë thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës.