Vendosni fjalën kyçe....

Situatë e rëndë nga bora në Gramsh, 5 fshatra të izoluar


Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar rrugët në njësinë Kukur, bashkia Gramsh, duke izoluar pesë fshatra.

Situata më e rëndë është në Rovjë, ku dëbora arrin deri në 70 cm dhe qarkullimi është i pamundur.

Prej mbi 24 orësh, nëntë fshatra janë pa energji elektrike dhe mësimi është pezulluar në 6 shkolla.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet, pasi deri tani nuk është marrë asnjë masë.