Vendosni fjalën kyçe....

Nis furnizimi me ujë në një pjesë të Vlorës


Pas pesë ditësh mungesë, uji është kthyer në rubinetat e qytetarëve të Vlorës.

Defekti në tubacion u riparua rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm. Fillimisht po furnizohet zona e Lungomares ndërsa pjesët e tjera do furnizohen orët në vijim.

Furnizimi po bëhet me kapacitet të reduktuar pasi po testohen pjesët e reja të montuara.

Mungesa e ujit nxiti protestën e disa qytetarëe të Vlorës, të cilët u futën në sallën ku po mbahej mbrëmja gala e bashkisë për festat e fundvitit, ndërsa të nesërmen dhjetëra qytetarë u mblodhën para bashkisë duke kërkuar zgjidhjen e problemit.

Kryebashkiakja Mersini tha se ndërprerja kishte ndodhur për shkak të një fatkeqësie natyrore ndërsa Rama tha dje se plasja e tubit kishte bërë që të plaste më në fund syri i keq që kishte marrë mësysh Vlorën.