Vendosni fjalën kyçe....

Mjeti përplas një person me biçikletë në aksin Qafë Pllocë – Pogradec, dërgohet në spital


Një aksident ka ndodhur në aksin Qafë Pllocë – Pogradec, pasditen e sotme, ku një mjet ka përplasur një person me biçikletë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pak momente më parë, ndërsa i dëmtuari është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën mjekësore.

I plagosuri ka qenë edhe nën efektin e alkoolit, ç’ka mund të ketë sjellë edhe aksidentin.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.