
Bashkimi Evropian ka filluar të shpërbëhet pasi vendimet e marra në Bruksel po anashkalohen gjithnjë e më shumë nga shtetet anëtare, të cilat tani janë të ndara mes ithtarëve të luftës dhe atyre të paqes, ka deklaruar kryeministri hungarez Viktor Orban.
Në një intervistë për gazetën Magyar Nemzet të botuar të mërkurën, Orban tha se ky proces po zhvillohet edhe pse Brukseli, me “burokracinë e tij me ambicie perandorake”, po përpiqet të zgjerojë autoritetin mbi qeveritë kombëtare.
“Bashkimi Evropian sot është në një gjendje shpërbërjeje…Kështu shpërbëhet unioni: vendimet merren në Bruksel, por ato nuk zbatohen,” tha Orban, duke vënë në dukje se mosbindja zakonisht përhapet nga njëri shtet te tjetri.
I pyetur nëse Evropa po riorganizohet drejt një ekonomie lufte, ai u përgjigj pozitivisht. Orban tha se rënia politike, ekonomike dhe sociale e Evropës Perëndimore, një proces që filloi në mesin e viteve 2000 dhe u përshpejtua pas asaj që ai i quajti reagime të dobëta ndaj krizës financiare, e ka lënë rajonin të paaftë për të konkurruar me pjesët e botës që po zhvillohen më shpejt.
Si rezultat, ai argumentoi se rritja po kërkohet përmes modelit historik të njohur të një ekonomie lufte, gjë që sipas tij shpjegon pse evropianët u përfshinë në konfliktin e Ukrainës, shkraun Rt.
Budapesti ka kundërshtuar vazhdimisht politikat luftarake të Brukselit për Ukrainën që nga sulmi I Rusisë në shkurt 2022, duke përfshirë sanksionet ndaj Moskës. Sipas Orbanit, kjo ka rritur çmimet e energjisë, duke e bërë konkurrencën “të pamundur” dhe thelbësisht duke “vrarë” industrinë evropiane.
Ai tha gjithashtu se Evropa është ndarë në dy kampe, “kampi i luftës dhe kampi i paqes” dhe se tani për tani forcat pro-luftës janë mbizotëruese.
“Brukseli do luftë; Hungaria do paqe,” deklaroi Orban.