Vendosni fjalën kyçe....

Tedi Blushi: Krishtlindjen e ardhshme të gjithë shqiptarët ta festojnë të çliruar nga ky sekt antifamilje


Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka uruar besimtarët e krishterë dhe mbarë popullin shqiptar me rastin e festës së Krishtlindjes.

Në urimin e tij, Blushi përcolli edhe kritika politike, duke u shprehur se vendi duhet të çlirohet nga ky  “sekt antifamilje dhe anti-Zot”.

“Në emër të Partisë së Lirisë, të Presidentit Meta dhe në emrin tim personal, ju uroj sot të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar:

Gëzuar Krishlindjen!

Sa më shumë mirësi, lumturi dhe begati në çdo familje shqiptare!

Lindja e Krishtit është lindja e shpresës për ditë më të mira që patjetër do të vinë dhe le të lutemi, por në veçanti, le të përkushtohemi që Krishtlindjen e ardhshme të gjithë shqiptarët ta festojnë në liri, në dinjitet dhe në begati .

Të çliruar njëherë e përgjithmonë nga ky sekt antifamilje dhe anti-Zot.

Faleminderit!”, tha Blushi.