
Besimtarët e krishterë në mbarë vendin janë mbledhur në katedralen e Shën Palit në Tiranë në vigjilje të Krishtlindjes. Mesha po mbahet nga Imzot Arjan Dodaj.
Krishtlindja, festa e lindjes së Jezusit është një nga ngjarjet më të mëdha të besimtarëve të krishterë. Besimtarët katolikë me qirinj në duar presin mes lutjesh mbërritjen e mesnatës së 25 dhjetorit, lindjen e birit të Zotit.
Mesha në vigjilje të Krishtlindjes janë mbajtur edhe në Krujë, Lushnjë, Lezhë, Shkodër e Mirditë.
Në Lushnjë, besimtarët katolikë kanë marrë pjesë në meshën e krishtlindjeve në kishën e shenjtëve Pjetri e Pali.
Meshën e shenjtë të Krishtlindjes e mbajti Dom Gjoni.