
SHBA-ja ka shpallur prioritet gazin dhe energjinë në Evropën Juglindore.
Në një mesazh në X, Sekretari i Brendshëm i SHBA-së Doug Burgum shkruan se falë masave të presidentit Trump, eksportet e gazit të lëngshëm amerikan po luajnë një rol jetik në sigurinë enegjetike në mbarë botën.
Ai shton se SHBA-të po udhëheqin përpjekjen për të hapur Bosnjën ndaj eksporteve të gazit të lëngshëm amerikan.
“Falë veprimeve të @POTUS, eksportet e LNG-së amerikane po luajnë një rol jetësor në sigurinë energjetike në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara tani po udhëheqin përpjekjen për të hapur Bosnjë-Hercegovinën për LNG-në amerikane dhe Këshilli Kombëtar i Dominimit të Energjisë është gati ta çojë këtë marrëveshje kyçe për eksportet e energjisë amerikane në vijën e finishit.” – shkruan Burgum në X.
Sekretari amerikan i ka bërë jehonë një takimi të të Ngarkuarit me Punë të SHBA në Bosnjë me krerët e vendit ballkanik ë të çuar përpara projektet e furnizimit të besueshëm me energji për rajonin përmes tubacionit Southern Interconnection, projekt që do ndërtohet dhe operohet nga një kompani amerikan.

“I Ngarkuari me Punë i SHBA-së, John Ginkel, i cili është zëvendëspresident, dhe udhëheqësit e koalicionit qeverisës të Federatës së Nosnjës Hercegovinës u takuan sot për të çuar përpara përparimin në një furnizim të besueshëm dhe të parashikueshëm me energji për rajonin përmes tubacionit të gazit Southern Interconnection. Një kompani amerikane do ta zhvillojë dhe operojë këtë tubacion. Udhëheqësit e koalicionit të FBiH ranë dakord për hapat e mëtejshëm mbi një projekt-marrëveshje ndërkombëtare midis Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kroacisë për të mundësuar furnizimin e gazit natyror të lëngshëm të SHBA-së në BiH përmes Kroacisë. Administrata Trump mbështet fuqimisht projektin Southern Interconnection dhe pret me padurim përparim të vazhdueshëm dhe të shpejtë me partnerët e BiH për ta bërë këtë projekt realitet.” – thuhet ne postimin e ambsadës amerikane në X.
