
Deputeti i PD-së Klevis Balliu tha se struktuirat e partisë janë gati për protestat mbarëkombëtare.
I ftuar në rubrikën “Kjo Javë” në Neës24, ai tha se veprimet më të fundit të SPAK kanë zbardhur një ngjarje tejet të rëndë ku rezultojnë të përfshira AKSHI e Policia e Shtetit.
“Strukturat e PD janë gati për beteja që i thërret koha. Sot të rinjtë nuk blejnë dot një banesë, ndërsa Lubi Balluku delme 300 apartamente. PD nuk ka thirrur ende një protestë kombëtare. Qytetarët kanë kuptuar fare mirë se çfarë kanë përballë. Merret peng një biznesmen nga policia. Çohet te ‘shefi’, Ergys Agasi që t’i bëjnë presion. Agasit i gjenden 3 mln euro në shtëpi shishe vere. Ka emisione të pafundme të biznesmenëve dhe nuk kishim dëgjuar për 3 mln euro shishe vere.” – tha Balliu.
Ai shtoi se po bëhet çmos që të prishen provat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku në çështjen e hapur nga SPAK.
“Po tentohet prishja e provave dhe ushtrimi i presionit ndaj dëshmitarëve. Në dosje përmendet edhe kryeministri Rama, me fragmente që kanë dalë në publik dhe se diskutohet për ekzistencën e dhjetëra mesazheve mes tij dhe ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi. Kjo është një situatë e paprecedentë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë”, shtoi Balliu.