Vendosni fjalën kyçe....

Berisha ultimatum Ramës: Mos guxo të pengosh drejtësinë


Kreu i PD-së Berisha i bëri thirrje kryeministrit Rama që të mos guxojë  të pengojë drejtësinë në punën e saj për te hetuar ata që kanë shkelur ligjin.

Kryedemokrati zgjodhi Kavajanë në 35-vjetorin e  themelimit të degës së PD-sëpër të paralajmëruar kreun e qeverisë

“Kam zgjedhur Kavajën t’i jap ultimatum, mos guxo, të mbrosh me votat e rrëmbyera hajdutët e qeverisë, sepse ne që në vitet 90 u ngritëm me një motiv të shenjtë për të mbrojtur lirinë, përsëri jemi në këmbë, përsëri jemi të gatshëm me motivin ja të vdesim ja të rrojmë për liri.” – tha Berisha.

Ai theksoi se kreu i qeverisë ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij dhe I ka bërë vendit atë që nuk ia ka bërë asnjë pushtues duke i përzënë dhe duke grabitur barbarisht gjithçka.

“Ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij. Pasi shtroi zgjedhjet në farëz, përdor të gjitha mjetet kundër opozitës dhe qendrestarëve opozitarë. Pasi vodhi shqiptarët dhe i largoi ata nga Shqipëria më shumë se në çdo kohë tjetër, nga vitet 1300, vitet e kolerës së zezë gjerë sot, kurrë kombi ynë nuk është pakësuar në 10 vite siç ka ndodhur këto vite.  Kurrë shqiptarët nuk janë vjedhur nga qeveritarët siç janë vjedhur këto 10 vite. Dhe tani ka vendosur të bllokojë drejtësinë. Kam zgjedhur Kavajën, t’i jap ultimatum. Mos guxo të mbrosh me vota të rrëmbyera hajdutët e qeverisë, sepse ne që në vitet ’90 u ngritëm me një motiv të shenjtë për të mbrojtur lirinë, përsëri jemi në këmbë, përsëri jemi të gatshëm me motivin ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.” – shtoi kryedemokrati.

Berisha vijoi akuzar ndaj kryeministrit teksa nënvizoi se asnjë pushtues nuk e ka çuar vendin 100 vite mbrapa si ai.

“Ndaj dhe nga Kavaja i them këtij njeriu, mos pengo drejtësinë, largohu nga pushteti. Largohu nga pushteti sepse je sjellë ndaj shqiptarëve si armiku më i egër në tërë historinë e tyre. Asnjë pushtim, asnjë diktaturë, asnjë regjim nuk ka përzënë në 10 vite 1 milion e 100.000 shqiptarë vetëm në hapësirën ‘Shengen’. Asnjë regjim, asnjë pushtim nuk ka çuar shqiptarët 100 vite mbrapa në shtesën e popullatës siç bëre ti këto 10 vite. Asnjë regjim, asnjë pushtim, nuk ka ngritur në piedestal krimin dhe drogën siç ke bërë ti.” – tha Berisha.