
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se Bashkimi Europian po ecën drejt heqjes së masave ndaj Kosovës, pas zhvillimit paqësor të tranzicionit të pushtetit vendor në veri pas zgjedhjeve lokale.
Sipas von der Leyen, BE planifikon të ofrojë 216 milionë euro ndihmë financiare, ndërsa 205 milionë euro pritet të lirohen në fillim të vitit të ardhshëm.
“Lajme të mira për Kosovën!
Kalimi i pushtetit vendor në veri pas zgjedhjeve të fundit lokale u zhvillua në mënyrë paqësore.
Falë kësaj, jam e kënaqur të njoftoj se po ecim përpara drejt heqjes së masave ndaj Kosovës.
Po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare.
Gjithashtu, synojmë të disbursojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm.”