Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi të dëshmonte për 21 Janarin, SPAK merr sot në pyetje Metën


Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të merret sot në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) në lidhje me hetimet për ngjarjen e 21 Janarit. Meta do të shoqërohet nga forcat e Policisë drejt ambienteve të SPAK, ku pritet të pyetet në orën 10:00, në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen.

Ka qenë vetë Ilir Meta që i kishte kërkuar SPAK të pyetej mbi hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, dosje që po hetohet prokurori Alfred Shehu.

Hetimet për 21 Janarin ndodhi gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, ku katër qytetarë u vranë nga plumbat e shtetit gjatë qeverisjes Berisha. Protesta shpërtheu pas publikimit të një video-skandali, ku shfaqej zv.kryeministri i asaj kohe Ilir Meta në bisedë me ish-ministrin Dritan Prifti, për një marrëveshje korruptive që përfshinte 700 mijë euro në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral.