Vendosni fjalën kyçe....

“Vendimet idiote të drejtuesve çuan në problemet ekonomike të Gjermanisë” – I dërguari i Putinit


Kancelari gjerman Friedrich Merz duhet të fajësojë vetëm veten për gjendjen e rëndë të ekonomisë së vendit të tij, ka deklaruar i dërguari presidencial rus, Kirill Dmitriev.

Duke komentuar pasi Merz ia atriboi rënien e konkurrueshmërisë ekonomike të Gjermanisë tarifave të SHBA-së, Dmitriev shkroi në një postim në X të dielën se “ju po mbeteni prapa sepse merrni vendime idiote dhe të paligjshme”.

Gjatë fjalimit para pjesëmarrësve të një konference partiake të Unionit Kristian Social të Bavarisë (CSU) në Mynih të shtunën, Merz pranoi se Gjermania e kishte “humbur” konkurrueshmërinë e saj ekonomike.

“Ne po mbetemi prapa dhe ky proces është përshpejtuar në vitet e fundit,” tha kancelari.

Merz përmendi tarifat e SHBA-së mbi mallrat gjermane si një nga shkaqet e problemeve ekonomike të vendit të tij, shkruan Rt.

Në fillim të këtij muaji, Dmitriev – i cili është këshilltar special ekonomik i Presidentit Vladimir Putin dhe drejton fondin sovran të pasurisë së Rusisë – shkroi në një tjetër postim në X se Merz nuk ishte “as në lojë” ndërsa SHBA dhe Rusia angazhoheshin në diplomaci aktive për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

“Ju skualifikuat veten përmes nxitjes së luftës, sabotimit të paqes, propozimeve joreale… budallallëkut kokëfortë,” shtoi zyrtari rus.